Asistentja e basistit të U2 grabit 2.8 mln dollarë

08/06/2012 18:50

Ish-asistentja personale e basistit të grupit legjendar irlandez të rrokut, U2 doli para gjykatës në Dublin e akuzuar për mashtrim nga vetë basisti i cili pretendon se ajo në harkun kohor të 4 viteve i ka zhvatur plot 2.8 milion euro.

Adam Clayton akuzon ish-asistenten Carol Hawkins se ka abuzuar me firmën e tij duke plotësuar 181 çeqe me një vlerë totale prej 2.8 milion euro. Shuma është shpërndarë në 3 llogari bankare të ndryshme të lidhur me Hawkins dhe bashkëshortin e saj.

Clayton kishte krijuar besim të plotë tek Hawkins duke e lënë atë të kujdesej për banesën e tij në Dublin, ndërsa kjo e fundit kishte punësuar bashkëshortin si shofer dhe çifti jetonte në të njëjtën shtëpi me basistin e U2, edhe kur ky i fundit ndodhej në Irlandë.

“Clayton punësoi në vitin 1992 Hawkins dhe kishte besim të plotë tek ajo. Ajo ka jetuar në shtëpinë e tij për 13-14 vjet”, deklaroi avokati i basistit para gjykatës.

Ish-asistentja dyshohet se mashtrimin me shumat e grabitura e ka kryer nga viti 2004 deri në vitin 2008. Vendimi i gjykatës do të jepet pas 6 javësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA