“Përzgjidhet” Bin Ladeni i ri

08/06/2012 13:25

Emri i aktorit që do të portretizojë rolin e Osama bin Laden në një film që do të tregojë se si ai u vendos në shënjestër dhe u eliminua nga CIA u bë publik ditën e premte.

Është aktori britanik Ricky Sekhon, i përzgjedhuri i regjizores fitues të çmimeve “Oscar”, Kathryn Bigelow.

Cilësia më e mirë e Sekhon, duket se është vetë pamja e tij fizike, me një portret të ngjashëm me atë të themeluesit dhe udhëheqësit historik të organizatës terroriste të Al-Kaedës.

Filmi në fjalë përfshin në grupin e tij edhe disa aktorë të tjerë të mirënjohur, si Jessica Chastain, Joel Edgerton, Mark Strong dhe Jason Clarke, të cilët do të luajnë rolin e agjentëve specialë, që realizuan operacionin e eliminimit të Bin Laden, në vendbanimin e tij të fshehtë, në Abodabat, Pakistan.

Disa pjesë të filmit janë xhiruar tashmë dhe sipas “Daily Mail”, pas tre javësh pune intensive, janë filmuar të gjitha pjesët e Bin Ladenit dhe Sekhon është rikthyer të merret me punë të tjera.

Filmi në fjalë, i cili do të dalë në kinema më vonë gjatë vitit, është xhiruar pjeserisht në Jordani dhe pjesërisht në Britaninë e Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA