Rastet e njëpasnjëshme të kanibalizmit në dy javët e fundit kanë tronditur thellë opinionin botëror.
Më parë gjatë javës, një aktor filmash pornografikë, i quajtur Luka Rocco Magnotta, vrau shokun e tij të dhomës, të cilin e ndau në pjesë dhe disa prej tyre i hëngri e të tjerat ia dërgoi disa institucioneve me postë.
Ndonëse 29-vjeçari u arrestua një javë pas krimit të kryer në Gjermani (ditën e martë), vala horror nga këto krime makabër është zgjeruar nga raste të reja, pas të cilave policia beson se fshihet një lloj i ri droge.
Gjatë javës, një kanibal u vra dhe dy të tjerë u arrestuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas analizave toksikologjike, u vërtetua se në gjakun e secilit kishte një përzjerje drogash, midis të cilave edhe një substancë e re e ngjashme me ekstazinë, e quajtur “mjegulla”.
Rasti i parë ndodhi në Majemi, kur një njeri i zhveshur u qëllua për vdekje nga policia ndërsa po konsumonte fytyrën e një njeriu tjetër të vrarë prej tij, ndërsa po në Majemi, një i ri u arrestua pasi kërcënoi dy policë se do t’i hante.
Në Luiziana, një 43-vjeçar Carl Jacquneaux gjithashtu u arrestua pasi tentoi të hante një mashkull, i cili pasi e spërkati me gaz lotsjellës, thirri policinë që e prangosi.
Në të tre këto raste, “mjegulla” ishte e përfshirë dhe autoritetet amerikane kanë hapur një hetim të detajuar në lidhje me këtë substancë, që duket se favorizon një turbullim të atillë mendor, që favorizon sulmet e kanibalizmit.
Top Channel