Kidman, asnjë koment për divorcin e Tom

07/06/2012 00:00

Nicole Kidman është shumë e vendosur që të qëndrojë në heshtje rreth
cështjes së divorcit të ish-bashkëshortit të saj, madje po shmang edhe
kontaktet me miqtë.

Ajo po refuzon që të përfshihet në deklaratat për divorcin e vitit, pavarësisht se ka shumë zëra edhe rreth ndarjes së saj në vitin 2001 me aktorin e “Top Gun”.

“Nicole nuk flet, kërkon privacinë e saj, kërkon që të jetë jashtë kësaj historie, duke qenë se ajo dhe Cruise nuk komunikojnë shumë me njëri-tjetrin”, thotë një burim pranë aktores, duke shtuar se nëse Kidman do të thotë dicka, sigurisht që do të jetë në favor të ish-bashkëshortit për hir të fëmijëve të adoptuar që kanë së bashku.

Pas ndarjes së tyre në vitin 2001, kisha e Shëntologjisë i vuri Isabella-n dhe Connor Cruise kundër Kidman, duke e etiketuar atë si “Sociopath”. Aktorja vetëm së fundmi ka rivendosur kontaktet me vajzën e saj të adoptuar.”Unë e dua nënën time. ajo është mamaja ime, është shumë e mirë, e kam takuar disa herë së fundmi”, tha Isabella për revistën “Australia’s New Idea”.


Edhe për këtë divorc Cruise ka zgjedhur të njëjtin avokat, Dennis Wasser, i cili e përfaqësoi në cështjen e divorcit me Kidman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA