Zgjimi në orën 5 të mëngjesit trend produktiviteti apo mit? Çfarë thotë shkenca për kronotipet
Një gazetar australian dhe një peshkatar, ndërsa po shëtisnin në det gjatë marrjes së disa pamjeve për një dokumentar, kapën pamjen e pabesueshme të një kallamari mbi katër metra të gjatë.
Al McGladan i “Australian Daily Telegraph” ishte duke lundruar në det të hapur, kur për disa sekonda, mbi ujë u shfaq kallamari, i cili në atë çast po sulmohej nga një peshkaqen.
Kamera tregoi qartë se si peshkaqeni shkëputi një copë mish nga trupi i kallamarit, qe pas disa sekondash ne siperfaqe te ujit, u fundos në fund të detit, ku u konsumua i gjithi nga ana e grabitqarit.
E veçanta e videos qëndron në faktin se kurrë më parë nuk ishte dokumentuar një kallamar i tillë kaq i madh.

Kallamarët nuk janë një ushqim i zakonshëm për peshkaqenët, por duke llogaritur se ai në fjalë kishte madhësinë e një foke të rritur, nuk është e vështirë të kuptohet se përse u sulmua prej grabitqarit.
Top Channel