Johansson: E mërzitshme të jesh e parezistueshme

07/06/2012 00:00

Në filmin e saj të ri “We Bought a Zoo”  Scarlet Johanson nuk është as
miqësore dhe as joshëse. Por do të ketë përkrah një aktor të
mrekullueshëm si Matt Damon, që në filmin e Cameron Crowe eshte shkrimtar dhe i ka vdekur gruaja.

Damon do të bëhet kështu pronari i një kopshti zoologjik që do të jetë shtëpia e tij e re e ku do të takohet me Johansson, në rolin e gardianes.

Aktorja duket e qetë dhe në humor të mirë. Sigurisht, meritë e faktit që jeta e saj sentimentale është rikthyer e qetë pas divorcit me Ryan Reynolds dhe historisë së shkurtër të dashurisë së jetuar me Sean Penn. Tani përkrah Scarlett është Nate Naylor, një publicist me të cilin prej disa muajsh ecën vaj.

Kelly Foster, gruaja që interpreton në këtë film nuk është fare seksi. Një risi kjo për një divë të kalibrit të tillë. “Më pëlqen pikërisht për këtë. Është një femër që punon shumë dhe nuk e përdor sensualitetin si armë. Nuk më kishte ndodhur kurrë të interpretoja një person kaq të thjeshtë dhe të drejtë”, tregon ajo.

Si është të punosh me Matt Damon?

E doja prej kohësh. Është një aktor i jashtëzakonshëm që duket se ka ardhur nga epoka e artë e Hollivudit, si Cary Grant. Pastaj ka një sens humorizmi shumë të lartë. Gjatë xhirimeve nuk ndaluam asnjë sekondë së qeshuri.

Ju pëlqejnë divat që nuk e ndiejnë veten si të tillë…

Ai është një yll që nuk ka nevojë ta tregojë këtë. Po ashtu më ka bërë të ndihem speciale gjatë xhirimeve.

Çfarë dije për kopshtin zoologjik përpara këtij filmi?

Kam kaluar shumë kohë në një fermë me kafshë në Kaliforni. Është një punë shumë e vështirë. Dhe ata që shkojnë për të vizituar një kopsht zoologjik nuk e dinë këtë.

Me se merreshe në atë fermë?

Me gjithçka, ushqeja kafshët, kujdesesha për ato që ishin sëmurë, për shimjet, gamiljet, gjarpërinjtë, zebrat.

Që fëmijë ju kanë pëlqyer kafshët?

Shumë, shumë. Gjithmonë e kam ëndërruar të kisha një mace apo një qen, por mamaja ime ishte alergjike ndaj tyre. Aktualisht kam një qen që quhet Megi Maggie.

Tema kryesore e filmit është vdekja. Çfarë refleksionesh ju shkaktoi?

Jeta është një aventurë, plot sfida, surpriza, histori dashurie dhe mundësi. Edhe unë e di çdo të thotë një periudhë e tillë. Të gjithë herët apo vonë në jetë na ndodh të humbim, gjyshërit, prindërit apo njerëzit tanë të dashur. Është diçka që ndodh natyralisht, një eksperiencë që të bën të rritesh.

Gjithmonë të ka pëlqyer aktrimi?

Që fëmijë këndoja, kërceja dhe doja të shkoja në Broadway. Mora leksione kantoje, ndërsa aktrimi erdhi më vonë. Kam bërë me dhjetëra provime për televizionin dhe reklamat, por për këtë të fundit nuk më zgjodhën për shkak të zërit tim të trashë. Kështu shkoja vazhdimisht në audicione derisa erdhi pjesa ime e parë te North. Isha vetëm 8 vjeç.

Ju jeni vetëm 26 vjeçe dhe keni një karrierë të jashtëzakonshme. Ku dëshironi të arrini?

Nuk mund ta imagjinoja se mund të bëja diçka që mund të më bënte më të lumtur sesa jam tani. E adhuroj punën time, sidomos momentin kur regjisori bërtet me të madhe: “Ok, e kemi skenën që na duhet”.

Ju jeni konsideruar një nga gratë më të bukura të kinemasë. “Playboy” ju ka konsideruar si gruan e famshme më seksi në planet. Bashkoheni me këto mendime?

Nuk di ç’të them. Por më duhet të pranoj se të jesh e bukur sot nuk është fat, sidomos për ne të famshmit. Paparacët i ke në çdo kohë nga pas po ashtu edhe meshkujt. Nuk të lënë një minutë kohë të lirë për të bërë jetën tënde. Megjithatë, sigurisht që unë ndihem me fat që natyra më ka bërë kështu. Nuk do doja të ndryshoja asgjë te vetja ime. E dua ashtu siç është.

Gazeta “Shqip”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA