Rekord lëvizjesh në jug të vendit, mbi 300 mijë udhëtarë dhe dhjetëra mijëra automjete kaluan pikat kufitare në korrik
Rreth 85 familje te fshatit Peshtan Mucaj në komunën Frakull të Fierit prej dhjetë ditësh nuk kanë energji elektrike.
Shkak eshte bere djegia e transformatorit ne kabinen e fshatit. Banoret thone se jane ankuar prane prefektures dhe zyrave te cezit por ende nuk kane gjetur nje zgjidhje. Mungesa e energjise i ka lene ata edhe pa uje te pijshem pasi furnizimi me uje behet me ane te pompave. Banoret thone se u eshte vetireuar mjaft jetesa nga kjo mungese disa ditore e energjise.
Kreu i Komunes Frakull Viktor Cervanaku ka deklaruar se CEZ-i nuk i eshte pergjigjur asnjehere kerkesave te kesaj komune. Kryekomunari pohon se do te shikoj hapesirat ligjore per te blere nje transformator per qindra banoret e ngelur pa drita.
Burime nga kompania CEZ kane deklaruar se pritet te vije nje kontigjent transformatoresh ne ditet ne vijim pasi nuk ka gjendje ne magazinat e rajonit te Jugut.
Top Channel