Kequshqyerja e fëmijëve

06/06/2012 00:00

Fëmijët që jetojnë në zonat rurale të Qarkut të Kukësit, Shkodrës dhe në periferi të Tiranës janë anemikë si pasojë e kequshqyerjes.

Treguesit më të lartë të kequshqyerjes u vunë re në zonën e Kamzës e Paskuqanit, në familjet e ardhura nga zonat very-lindore, ku si pasojë e mungesës së konsumimit të ushqimeve të rëndësishme për shëndetin e tyre, fëmijët e moshës 0-5 vjec janë përvecse anemikë dhe nënpeshë e më të shkurtër se norma e lejuar për moshën e tyre.

Të dhënat u bënë publike nga specialistja e Shëndetit Publik, Daniela Nika. Për të reduktuar pasojat e kequshqyerjes në zonat rurale malore, për fëmijët dhe nënat shtatzëna është menduar zëvendësimi i ushqimeve me vitamina.

Mjekët theksojnë se ushqimi me gji është shumë i rëndësishëm për fëmijën deri në moshën 6 muaj e për këtë arsye ata u kërkojnë nënave të reja të mos e neglizhojnë këtë fakt, por të zbatojnë këshillat e specialistëve.

Top Channel