Elbasan, digjen qindra hektarë pyje

06/06/2012 00:00

Zjarret e qëllimshme nga banorë të zonave rurale kanë zhdukur nga harta e
pyjeve sipërfaqe të konsiderueshme me pyje. Vetëm këtë vit bën me dije
kreu i Drejtorisë Pyjore ne Elbasan, Luan Duzha janë shkrumbuar 2
hektarë pyje, kryesisht shkurre te cilat janë përshkuara nga flakët.

Sipas Duzhës zjarret e qëllimshme janë stimuluar nga udhëzimi i qeverisë për mbjelljen e drureve frutorë, kryesisht arrorë, duke i shkaktuar Elbasanit dëmë të konsiderueshme. Vetëm për vitin 2012 janë regjistruar 7 raste zjarrvënieje, ndërsa vitin e kaluar jane përfshire qindra hektarë.

Por për të shmangur këto abuzime, banorët që pretendojnë të mbjellin dru frutorë dhe që kërkojnë të përfitojnë nga skemat e subvencionit në Drejtorinë e Bujqësisë në sipërfaqet e djegura , nuk do të lejohen që t’i shfrytëzojnë. Ndërkaq një person është dërguar në prokurori për zjarrvënie të qëllimshme.

Sipërfaqet e asgjësuara nga zjarret e qëllimshme janë shumë herë më të mëdha në rang Qarku. Duzha u bën apel banorëve që të mos provokojnë vatra zjarri pasi do të ndiqen penalisht dhe nuk do të lejohen që ato zona të shfrytëzohen. Komunat më të prekura janë ato te zonave kodrinore.

Top Channel