Dy inspektorë të Departamentit të Inspektimit nga Ministria e Drejtësisë
kanë vijuar kontrollet edhe gjatë kësaj të marte për dosjen ndaj të
pandehurve të masakres së Cërrikut, ndërsa burimet thanë se aktualisht
ata presin t’u dorëzohet i plotë vendimi i shpallur i Gjykatës së
Apelit.

Aktualisht, inspektorët po verifikojnë të gjithë mënyrën si ka rrjedhur gjykimi ndaj nëntë të pandehurve, që nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, qëndrimin që ka mbajtur prokuroria dhe përfundimet konkrete do të paraqiten në një raport të posaçëm. Ndërkohë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vene ne dispozicion te inspektoreve vetem nje dispozitiv te shkurtuar, ndersa pritet qe, ne ditet ne vijim, te kete edhe nje vendim te arsyetuar, sipas te cilit tre nga te akuzuarit per Masakren e Cerrikut fituan pafajesine dhe lirimin e menjehershem nga paraburgimi 313.

Ne dispozitivin qe Top Channel disponon thuhet shprehimisht se prishet vendimi i 20 dhjetori 2001 per Llazar Bicjen, per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese te pese gardisteve dhe vrasjes se mbetur ne tentative te 16 te tjereve.

Sipas gjykates nuk vertetohet fajesia e tij. Gjykata e Apelit vijon me te njejtin argumentim edhe per Met Bozin, per te cilin deklarohet pushimi i çeshtjes per vrasjen e efektiveve te Gardes dhe plagosjes se 16 te tjereve. Ndersa per Skender Canin, Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi dispozitivin, ku ai u gjet i pafajshem nga Shkalla e Pare per vrasjen e 5 gardisteve dhe u prish pjesa e vendimit te kesaj gjykate ne te cilin ai ishte shpallur me heret fajtor per vrasjen e efektivit Qemal Mehmeti, per rrjedhoje edhe per kete akuze ai u deklarua i pafajshem pasi fajesia nuk provohet.

Vendimi i apelit per nje nga episodet me te dhunshme te viti 1997 shkaktoi reagime te menjehershme ne Ministrine e Drejtesise, e cila urdheroi nisjen e nje ekspertimi mbi dosjet gjyqesore.

Top Channel