Usher: Femrat më vijnë nga pas

05/06/2012 16:45

Usher mendon se fakti që është i famshëm e ndihmon shumë kur vjen puna tek femrat.

“Nuk mund ta mohoj që kur je i famshëm ke shumë avantazhe. Kudo që shkoj marr vëmendje nga femrat sepse jam ky që jam dhe nuk kam çfarë të bëj përveçse t’i lë të më vijnë nga pas ”, theksoi këngëtari amerikan për faqen femalefirst.co.uk.

33-vjeçari shton se femrat përlqejnë tek një mashkull besimin që ai ka tek vetja: “Femra është ajo që duhet të sillet butë, ndërsa një mashkull duhet të ketë besim tek vetja për të qenë i suksesshëm.”

Usher parashtron edhe filozofinë e tij të jetës: “Jetoj çdo ditë të jetës si të ishte e fundit dhe e marr për të mirëqenë se çdo gjë që bëj është gjeniale. Gjithashtu mendoj se çdo gjë që më rrethon në jetën time është fantastike. Kështu më pëlqen të jetoj.”
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA