Reshje të mëdha shiu, përmbytje në Tiranë

05/06/2012 00:00

Pak orë me shi kane krijuar nje situate te veshtire ne rruget e qytetit
te Tiranes. Shiu i qershorit, mbyti rruget kryesore dhe kanalizimet ne
nje pjese te bllokuara nuk kane mundur te terheqin ne kohe ujin nga
rruget.

Pervec zonave te njohura per permbytjet e tyre si rruga “Don Bosko” listes se shesheve qe permbyten i eshte shtuar edhe sheshi “Skenderbej”, ku kanalizimet nuk kane funksionuar.


Gjithmone situata te tilla shoqerohen edhe me trafik te renduar ne disa
nga kryqezimet kryesore dhe veçanerisht ne zonen e ‘Zogut te Zi’, ‘Don
Boskos’. Mosfunksionimi i semaforeve dhe mungesa e policise rrugore ne
disa kryqezime kane krijuar rradhe te gjata automjetesh te bllokuara.

Normaliteti eshte rikthyer ne rruge pas perfundimit te reshjeve,
nderkohe raportohen deme materiale ne disa njezi tregetare dhe banesa
per shkak te ujit qe ka veshtuar brenda.

Shirat përmbytin Tregun Elektrik

Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje shiu të rëna gjatë mëngjesit të sotmë që të përmbyten disa rrugë e lagje të kryeqytetit.

Pothuajse të gjitha zonat që vuajnë problemet e infrastrukturës janë përmbytur duke u shkaktuar mjaft dëmve banorëve të këtyre zonave.Në rrugën Todi Shkurti pranë Tregut Elektrik në Tiranë, shirat kanë risjellë në vëmendjen e të gjithëve përroin e dikurshmë të Palpoces, edhe pse pas viteve ’90 në këtë lagje ndërtimet e shumta e kishin zhdukur atë nga memoria e banorëve autoktonë.

Bllokimi i kolektorit kryesor që ndodhet pikërisht në këtë përrua, ka sjellë në sipërfaqe ujërat e zeza të cilat kanë vërshuar duke marrë përpara cfarë kanë gjetur.Ujërat madje kanë hyrë dhe në katet e para të shtëpive private të ndërtuara në këtë rrugë pas viteve 90.

Ndonëse mjetet e ujësjellës kanalizimeve dhe punëtoreët e Bashkisë së Tiranës kanë mbërritur pas sinjalizimit të banorëve, situata nuk ka ndryshuar pasi sipas punëtorëve duhet të pritet rënia e nivelit të ujit që të ndërhyhet për zhbllokimin e kolektorit.
 

 

Top Channel