Një rock star në “Air Force One”

05/06/2012 00:00

Një rock star në bordin e “Air Force One”. Është John Bon Jovi, të cilit
presidenti Barack Obama i ka bërë një xhiro nga Uashingtoni në Nju
Jork.

Në Mollën e Madhe, si presidenti edhe këngëtari do të marrin pjesë në një eveniment elektoral për rizgjedhjen e Barack Obama.

Këngëtari amerikan ishte parë të mbërrinte në aeroportin presidencial të aeroporti JFK të Nju Jorkut dhe prania e tij në bordin e avionit presidencial është konfirmuar më pas edhe nga funksionarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kanë specifikuar për gazetarët se udhëtimi i Bon Jovit në bordin e Air Force One është paguar me të ardhurat e fushatës elektorale të presidentit Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA