Ekspozita e piktores 15-vjeçare

05/06/2012 15:40

Ajo quhet Anxhela Kaziu dhe është vetëm 15 vjeç, por pasioni për pikturën dhe puna e saj e deritanishme në lidhje me këtë zhanër e rendisin gati-gati në të njëjtin nivel me piktorë të tjerë më të rritur dhe të afirmuar profesionalisht.

Ekspozita e saj e parë ka çelur dyert në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet. Frymëzohet nga çdo gjë që e rrethon dhe ka filluar të pikturojë që në moshën parashkollore. Tani studion në klasën e nëntë të shkollës në Ahmetaq të Prezës dhe shpreson që vitin që vjen të fillojë studimet për pikturë në Lice.

“Kam filluar të pikturoj sepse më pëlqente të kombinoja ngjyrat. Më frymëzonte natyra.
Më tërheq shumë edhe lëkura e njeriut”, thekson piktorja e re.

Megjithëse ka ende shumë për të mësuar në lidhje me pikturën, punët e Anxhelës shprehin qartë një njohje të mirë të ngjyrave dhe një fantazi e cila transmeton mbi telajo në detajet më të imta pasionin dhe talentin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA