Carey pozon me fëmijët në pishinë

05/06/2012 00:00

Mariah Carey, dive e muzikës është njëkohësisht edhe një nënë e
kujdesshme dhe shijon çdo moment që kalon me fëmijët e saj.

42-vjecarja së fundmi ka qenë në Europë për punë, por nuk harron që të jetë pranë fëmijëve të saj dhe të kalojë momente të bukura me ta.

Mariah dhe bashkëshorti i saj Nick Cannon kanë postuar disa foto familjare në website-n, që ata e përdorin posaçërisht për foto të binjakëve Moroccan and Monroe.

Në një prej tyre duket Mariah, e cila mban në dorë dy fëmijët duke notuar të gjithë së bashku në pishinë. Këngëtarja duket e çlodhur dhe e lumtur pranë fëmijëve të saj të adhurueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA