Çmimet kinematografike të “MTV”-së prezantuan ditën e hënë një Van Damme jashtëzakonisht joshës.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për Jean Claude e famshëm, protagonist të shumë filmave aksion dhe të arteve marciale, por për vajzën e tij Bianca Bree, që shkëlqeu në tapetin e kuq, në të cilin shoqëroi të atin.
Ndonëse e papërvojë në aktivitete të tilla të mëdha, 21-vjeçarja dukej e pashqetësuar dhe në formë të shkëlqyer, ashtu si Van Dame 51-vjeçar, i cili zgjodhi një veshje sportive në vend të kostumit klasik.
Bianca, e cila ka nisur karrierën e saj si aktore në vitin 2008, tregoi linja me të vërtetë të admirueshme, ndërsa ishte veshur me një fustan të ngushtë me vija.
21-vjeçarja është e bija e Van Damme dhe e ish-“bodybuilder” e trajneres fizike Gladys Portuges.
Së shpejti, Bianca do të prezantohet në ekranet e televizioneve me dy filma ne te cilat protagonisti kryesor do te jete babai i saj, ne “Soldier” dhe “Six Bullets”.
Top Channel