McCartney: Nisa alkoolin pas ndarjes së Beatles

04/06/2012 17:30

Ishte ndarja e grupit “Beatles” ajo që shtyu Sir Paul McCartney që t’i drejtohej alkoolit, zbuloi vetë këngëtari legjendar në një intervistë të dhënë në shtypin britanik.

Sir Paul ka pranuar më parë se ka patur problem me alkoolizmin, ndërsa mbyllej në shtëpi me një shishe uiski dhe kalonte i dehur orë të tëra në ditë, në një periudhë të errët të jetës së tij, gjatë së cilës e kishte te pamundur të ulej dhe të shkruante tekste këngësh.

Duke rrëfyer problemet e tij me alkoolin, McCartney tha: “Po, ka qenë një moment i vështirë për mua ndaj e Beatles. Përjetova një moment të thellë depresioni dhe gjeja ngushëllim vetëm tek alkooli. Bota ime ndryshoi papritmas brenda një kohe tepër të shkurtër. Ishte një periudhë shumë e keqe edhe për bashkëshorten time Linda dhe fëmijët tanë ai moment”.

Më shumë se tre dekada më pas, kur rikthehet në atë moment të jetës së tij, këngëtari legjendar thotë: “Mendoj se ishte një mënyrë e imja për të shkuar diku tjetër me mendje, për të përjetuar një realitet tjetër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA