Paskuqan, banorët në protestë

03/06/2012 00:00

Banorët e komunës Paskuqan kanë protestuar për derdhjen e pakontrolluar të ujërave të ujësjellësit të Bovillës në tokat e tyre.

Sipas tyre, rreziku për shëndetin dhe jetën e tyre është potencial. Gërryerja e tokës nga këto ujëra, papastërtitë e tyre, si edhe rrëshqitja në përrenj e fëmijëve e vështirëson jetesën në zonën e quajtur Kodra e Kuqe.

“Ka shumë pisllëk dhe është tmerr të jetosh. Jetojmë ngjitur me kanalin dhe askush nuk e rregullon këtë situatë. Është gjynah të rrisësh fëmijët këtu”, shprehen banorët.

Banorët shprehen se prej vitesh ujërat që nuk përdoren nga ujësjellësi derdhen në tokat e tyre pa u futur në ndonjë tubacion dhe më pas derdhen në lumin e Babrrusë.  

Top Channel