" /> ">
Elhaida Dani me kengen “S’je me” ka fituar edicionin e nente te “Top Fest”. Nata e madhe e ndarjes se cmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht
festive në Pallatin e Kongreseve, dhe u transmetua drejtpërdrejt
në Top Channel.
“Jam shume e lumtur, nuk e prisja aspak cmimin e madh. Falenderoj krijuesit e kenges time, familjen time, organizatoret, publikon. Kjo kenge i dedikohet te gjithe atyre personave qe nuk i shkojne deri ne fund nje gjeje”, tha Elhaida pas fitores.
Spektakli ishte i mbushur me surpriza dhe performancat më të mira të festivalit, të veçuara pas një përzgjedhjeje të ndarë në tre faza.
Çmimet e tjera te ndara gjate finales se Top Fest jane:
Çmimi “Best Female”, Xhensila Myrtezaj
Çmimi “Best Pop”, Erik Lloshi
Çmimi “Best Balade”, Argjentina Ramosaj
Çmimi “Best Male”, Adrian Lulgjuraj
Çmimi “Top Albania Radio”, Besa Kokedhima
Çmimi “Best Group”, grupi “Burn”
Çmimi “Best rock alernative”, Nita Latifi
Çmimi “Best hip-hop & RnB”, Stresi dhe Xheraldina
“Çmimi i Internetit”, Klajdi Haruni
Çmimi “Best new artist”, Elhaida Dani
Ishin 18 këngëtarët finalistë në mbrëmjen e prezantuar nga Ledion Liço dhe motrat Marina dhe Luana Vjollca me autor dhe regjisor Ergys Lubonjën.
Top Fest shënoi edicionin e tij të nëntë. Nisi në muajin shkurt me 140 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe të gjitha trevat shqipfolëse me qëllimin për të zbavitur publikun, për tu dhënë mundësinë e promovimit artistëve të rinj, por edhe për të sjellë zëra të afirmuar dhe për të promovuar muzikën moderne shqiptare.
Top Channel