“Bella” 12-vjeçare
03/06/2012 14:10
E bërë e famshme në moshën 17-vjeçare si Bella e “Twilight”, Kristen Stewart njihet pak për atë që ka qenë më parë.
Megjithatë, karriera e Stewart ka nisur shumë më parë dhe jo në vitin 2007, siç besojnë shumë.
Së fundmi, në rrjet është publikuar një video e Kristenit 12-vjeçare, duke dhënë një intervistë pas një roli që kishte luajtur në atë moshë në një film horror.
E veshur sportive, e buzëqeshur dhe me një pamje thuajse të njëjtën, “Bella” shfaqej me një vetbesim të admirueshëm në atë intetvistë.
Kristen u shfaq në filmin “Cold Creek Manor” si vajza e Dennis Quaid dhe Sharon Stone, të cilët blejnë një shtëpi të populluar me shpirtëra dhe terrorizoheshin nga fantazma e pronarit të shkuar.
Top Channel