Të verbërit kërkojnë rimbursimet

02/06/2012 00:00

Të verbërit dhe paraplegjikët i kërkojnë qeverisë të nxjerrë sa më parë
vendimin për rimbursimin e energjisë elektrike, Albtelekomit dhe mjetet e
transportit publik, pasi ata po i paguajnë faturat nga pensionet e
invaliditetit që përfitojnë në bazë të ligjit.

Kreu i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, sipas ndryshimeve iu bënë statusit të të verbërve dhe paraplegjikëve, ndryshime që hasën në kundërshtimin e ashpër të këtyre kategorive, ështe qeveria ajo që duhet të përcaktojë masën e rimbursimit, por deri më sot ajo nuk është mbledhur për këtë cështje.

Tafaj tha se ne mbedhjen e radhes te asambelese do te vendoset per pershkallezimin e protestave ne te gjithe vendin per fillimin e mosbindjes civile dhe sensibilizimin e faktorit nderkombetar.

Top Channel