Kardashian tregon format për ‘Esquire’

02/06/2012 15:15

Kim Kardashian u dha mundësinë fansave të saj për të parë disa foto nga seti fotografik me rroba banjo për versionin latin të revistës ‘Esquire’.

Sigurisht që këto foto e bëjnë krenar të dashurin e saj të ri, këngëtarin Kanye West. Kim ishte në promovimin e këngës së tij më të fundit me titull ‘No Church In The Wild’ të shtunën.

Ndërsa ditën e premte modelja falenderoi 2 milionë fansat e saj që e ndjekin në rrjetin shoqëror Instagram.

Ajo postoi një foto seksi me të brendshme dhe me xhaketë lëkure.

Kardashian shkroi: “Falemnderit për 2 milionë “përbindëshat seksi” që më ndjekin në Instagram! Ja një dhuratë e vogël për ju.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA