Guns ‘N’ Roses, “lufta” e bluzave

02/06/2012 18:10

Të gjithë fansat e Guns ‘N’Roses të cilët duan të shkojnë në një koncert të grupit legjendar të rock-ut të veshur me një bluzë ku është ish-kitaristi i grupit Slash nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo u ka ndodhur fansave në Londër të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në shfaqje nga vokalisti i grupit Axl Rose, i vetmi që ka mbetur nga formacioni original i bandës së fundviteve ’80 dhe fillimviteve ’90.

Bluza e “ndaluar” është ajo ku shihet muzikanti me kaçurrela, i cili disa kohë më parë është cilësuar nga Axl Rose si një “kancer që duhet zhdukur”.

Sipas revistës ‘Nme’, rojeve të sigurimit të O2 Arena i është dhënë urdhër të mos lënë të hyjë askënd që ka veshur bluzën e Slash.

“Na është thënë që njerëzve tu kërkojmë që ta heqin dhe nëse nuk pranojnë të mos i lëmë të hyjnë”, shprehet një nga rojet për revistën.

Në këtë mënyrë në O2 Arena janë parë skena të pakëndshme përzëniesh nga stadiumi dhe gjithashtu janë parë shumë fansa duke ndjekur koncertin gjysmë të zhveshur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA