Elisabeta II, 60 vjet në fron

02/06/2012 00:00

U mbushën 60 vjet kur në vitin 1952 vdekja e papritur e ish-Mbretit te
Anglise, bëri që vajza e tij e madhe Elisabeta II të hipte në Fronin
Mbretërore dhe të bëhet kështu një nga monarket që ka qëndruar më gjatë
në krye të Mbretërise.

Ne kete pervjetor te 60 qe njihet si Jublieu i Diamant, festime te jashtezakonshme kane filluar ne mbare qytetet angleze, duke filluar nga festimet neper rruge e deri tek nje koncert madheshtor perpara Pallatit Mbreteror Buckingham, te henen ku do te marrin pjese kengetare anglezë qe nga Elton Xhon e deri tek Jessie J dhe JLS.

Ne fund te koncertit rreth 4 mije fanarë do te ndizen ne mbare Britanine dhe ne vende te ndryshme te botes. 
Gjate kater diteve te pushimit, deri te marten miliona britanikë pritet te marrin pjese ne festimet dhe gostite neper rruge te ketij jubileu, si dhe paradat kalorsiake neper rruget kryesore te Londres. Por shfaqja me spektokale pritet te jete te dielen ne mesdite kur 1000 anije te permasave te ndryshme do te krijojne ate qe po quhet “Avenyja e Velave”, ne lumin Tamiz, qe pershkon ne mes Londren, te cilat do kryesohen nga anija mbreterore me te cilen do te lundroje Mbretëresha dhe Familja Mbreterore.

Nderkohe edhe shoqata ‘Ardhmeria’ e shqiptareve te Londres do te organizoje nje aktivitet ne nje park te Londres diten e diel ne shenje mirenjohje dhe falenderimi per ndihmen e Mbretereshes per shqiptaret dhe Kosoven.Mbretëresha e Anglise Elisabeta e Dyte ne 60 vitet e mbreterimit te saj mbetet padyshim nje nga monarket me te medhenj te historise angleze dhe simbol i Anglise ne bote. Sondazhi me i fundit publik tregon se mbeshtetja e anglezëve per Mbreterine ka mbërritur ne kuotat me te larte ne 20 vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA