Çadi është vendi i radhës që njeh pavarësinë e Kosovës. Përmes një note
verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e
Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e bën të ditur RTK, duke saktësuar se Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.

Në këtë takim, kujton Telegraf, ministri Hoxhaj mori konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikonte vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerinë.

Top Channel