Kunis, “terapi” shëndoshjeje

01/06/2012 13:20

Pasi humbi 11 kilogramë në peshë për të marrë pjesë në filmin e vlerësuar me çmim “Oscar”, “Black Swan” (Mjellma e Zezë), Mila Kunis tashmë po ndjek rrugën e kundërt, atë të rishëndoshjes.

28-vjeçarja u dobësua në më pak se 50 kilogram për rolin e balerinës që zhvilloi përkrah Natalie Portman.

Megjithatë, ndërsa është duke xhiruar filmin e saj të ri, “Blood Ties”, përkrah aktorëve Clive Owen dhe James Caan, bukuroshja ukrainase paraqitet dukshëm më e bëshme.

Mbetet e paqartë nëse fitimi në peshë ka qenë një nga kushtet për pjesëmarrjen në film apo jo.

Në të shkuarën, aktorja rrëfeu se ishte shumë krenare për dobësimin e saj, që njëkohësisht e kishte ndihmuar jashtëzakonisht në pamjen e saj.

”Pasi u dobësova, kam shtuar kilet në vendet e duhura dhe kjo e bën paraqitjen time që të duket shumë më e mirë se më përpara”, u shpreh Kunis në muajin prill, në një intervistë për një revistë amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA