Italia, me Cassano-Balotelli kundër Rusisë

01/06/2012 10:50

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, bëri të ditur në një konferencë për shtyp formacionin me të cilin “axurrët” do të zhvillojnë një miqësore me Rusinë, në mbrëmjen e së premtes.

Siç konfirmoi Prandelli, Italia, e cila do të nisë menjëherë rrugën e saj në Europian me një superpërballje me Spanjën, do të luajë me formacionin 4-4-2, me portier Buffon, në mbrojtje Maggio, Barzagli, Bonucci e Balzaretti, në mesfushë De Rossi, Pirlo, Marchisio, Montolivo dhe në sulm Cassano-Balotelli.

Një rreshtim i tillë mund të konsiderohet si shumë pranë formacionit, me të cilin një herë kampionët e Europës do të luajnë në Europianin e Polonisë dhe Ukrainës, pasi edhe më parë Prandelli është shprehur se skuadra do të vijë drejt kolaudimit deri sa të marrë fizionominë e plotë.

Miqësorja e fundit e Italisë, ajo kundër Luksemburgut, parashikuar të luhej të martën, u anullua për shkak të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin atë ditë, por Prandelli nuk e sheh si problem faktin që skuadra humbi një ndeshje “kolaudimi”.

”Nuk jam i shqetësuar nga fakti që luajmë një miqësore më pak nga sa kishim planifikuar. Ekipi ka kohë që luan bashkë dhe kemi arritur tashmë në një formë shumë të mirë falë stërvitjeve. Ajo që na duhet të bëjmë deri në fillimin e Europianit është vetëm të konsiderojmë disa skema taktike të ndryshme, që mund t’i përdorim më pas në varësi të situatave që do të krijohen kur të nisë Europiani”.

Skuadra italiane e grumbulluar për Euro 2012

Portierë
Buffon (Juventus), Sirigu (Paris SG), De Sanctis (Napoli)

Mbrojtës
Chiellini, Barzagli, Bonucci (Juventus), Maggio (Napoli), Ogbonna (Torino), Balzaretti (Palermo), Abate (Milan)

Mesfushorë
Motta (Paris SG.), Marchisio, Pirlo, Giaccherini (Juventus), De Rossi (Roma), Montolivo, Nocerino (Milan), Diamanti (Bologna)

Sulmues
Balotelli (Manchester City), Cassano (Milan), Di Natale (Udinese), Borini (Roma), Giovinco (Parma)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA