Iniesta: Europiani, më i vështirë se Botërori

01/06/2012 16:20

Andres Iniesta, mesfushori i kombëtares spanjolle, paralajmëroi se EURO 2012 do të jetë më i vështirë për tu fituar se sa kampionati botëror i vitit 2010 ku iberikët u shpallën kampionë.

“Ky turne do të jetë më i vështirë se Botërori i Afrikës së Jugut, por ne jemi të përgatitur për të arritur një tjetër sukses”, theksoi Iniesta për mediat spanjolle në ditën e tij të parë të grumbullimit me kombëtaren.

Futbollisti që shënoi golin e fitores në finalen e madhe ndaj Hollandës në vitin 2010 shpjegoi se kujtimet janë të bukura, por ai është i përqendruar tek e tashmja: “Shoh të tashmen dhe atë që na pret. Nuk mendoj për golat e mi, por dua që skuadra të luajë mirë dhe të shfrytëzojë mundësitë për fitore.”

Ndërsa Cesc Fabregas, i cili vuan nga një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Italisë në EURO 2012.

Mjekët e përfaqësueses spanjolle gjithsesi nuk rekomandojnë që mesfushori i Barcelonës të aktivizohet në miqësoren që Spanja do të luajë ndaj Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA