Prokuroria e Kremonës në Itali shpërtheu të enjten “bombën” e vërtetë në hetimet e skandalit të basteve dhe trukimit të ndeshjeve në Serinë A.
Për portierin e kombëtares dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, ekzistojnë dyshime të forta për përfshirjen në rrjet, pasi disa transaksioneve të dyshimta me shuma të mëdha parash jane zbuluar.
Ndonese aktualisht statusi i tij nuk rezulton si i hetuar, burime prane Prokurorise informojne ne shtypin italian se eshte e mundur qe te ngrihet nje çeshtje brenda disa ditesh.
Konkretisht, hetimet e Policisë Financiare kanë arritur në përfundimin se Buffon ka dërguar disa çeqe prej 50-200 mijë eurosh në një pikë bastesh në qytetin e Parmës.
Në total, në këtë destinacion portieri kampion bote në vitin 2006 ka dërguar 1,58 milionë euro.
Megjithatë, Buffon nuk është i dyshuar vetëm për çeqet dërguar bastexhinjve, pasi emri i tij ka dalë edhe nga disa përgjime telefonike.
Nicola Santoni, një ish-futbollsti dhe një prej të hetuarve kryesorë si drejtues i rrjetit të basteve, e ka përmendur në një bisedë Buffon, Gattuson dhe Cannavaron si tre futbollistë “të fiksuar” pas vënies së basteve.
Top Channel