
Rafael Nadal fitoi me lehtësi ndaj uzbekut Denis Istomin me rezultatin 3-0 (6-2, 6-2 dhe 6-0) në raundin e dytë të turneut Roland Garros.
Me një lojë të ngjashme si në debutimin ndaj Simone Bolelli, tenisti spanjoll dominoi ndeshjen pa probleme.
Nadal tashmë do të ndeshet në raundin e tretë me argjentinasin Eduardo Schwank.
Ndërsa numri i katër në botë në klasifikimin për meshkuj, Andy Murray, ka vuajtur në ndeshjen e radhës në turneun francez të Roland Garros ku është përballur me tenistin finlandez Jarko Nieminen.
Britaniku, i cili në setin e parë u duk i dorëzuar, përmbysi gjithçka dhe arriti të fitojë ndeshjen 3-1 me sete me rezultatin 1-6, 6-4, 6-1 dhe 6-2 e tashmë do të përballet në raundin e tretë me kolumbianin Santiago Giraldo.
Top Channel