Petkoviç, trajneri i Lacios

31/05/2012 00:00

Vladimir Petkovic është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Lacios në Serinë A. Trajneri serb, bashkë me Drejtorin Sportiv, ish-futbollistin e kombëtares shqiptare, Igli Tare zbriti në fushën e blertë ditën e enjte për të parë nga afër gjendjen e skuadrës.

48-vjecari nënshkroi një kontratë dy vjecare me bardhekaltërit ku do të përfitojë 600 mijë euro në sezon, plus bonuset në rast të arritjes së objektivave të vendosura klubi.

Në njoftimin zyrtar të Lacios thuhet se vetë presidenti Lotito është shprehur i vendosur për t’i siguruar blerjet e nevojshme trajnerit Petkovic, futbollistë që do t’i përshtaten skemës së ish-teknikut të Sionit në kampionatin zviceran, 3-4-3. Nuk dihet nëse në këtë skemë do të përfshihet edhe blerja më e fundit e Lacios, braziliani Breno që u mor nga Bajerni i Mynihut.

Breno nënshkroi një kontratë 3-vjecare me skuadrën romane, por ajo që e pengon atë është procesi gjyqësor i hapur kundër tij në Gjermani ku akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme të vilës së tij duke provokuar dëm mbi 1 milion euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta