Ndeshja e Europës

31/05/2012 23:02

Në ditën e fundit të muajit të Europës, është organizuar një ndeshje miqësore mes përfaqësueseve të medias dhe përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Shqipëri ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sekui.

Ndërkohë nuk kanë munguar dhe futbollist apo ish-futbollistë si Lala, Jupi, Bogdani, Agustin Kola, Bozhiqi apo Mersini. Një ndeshje në formën e spektaklit ku nuk kanë munguar jo vetëm golat, por edhe dozat e humorit nga aktorët e portokallisë protagonist të ndeshjes.

Plotë katër gola  janë shënuar dy nga skuadra e udhëhequr nga ministri i Jashtëm Haxhinasto dhe dy nga skuadra e udhëhequr nga ambasadori Sekui.

Në goditjet e 11-metërshave është skuadra e përfaqësuesëve të medias ajo që gaboi më pak, duke marrë në fund edhe trofeun që iu dorëzua nga presidenti i nderit të FSHF-së Mico Papadhopuli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA