Zërat për shtatzaninë e aktores Megan Fox bëhen gjithmonë e më të shpeshta, ndonëse 26-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këto spekulime.
Ajo u paraqit ditën e mërkurë në Los Anxhelos me një fustan të gjerë, në gjendje që të fshehë format dhe mundësisht edhe barkun e zmadhuar.
Spekulimet për shtatzaninë e Fox nisën të qarkullonin dy javë më parë, pas ndryshimi të habitshëm të veshjeve të aktores, që kaloi nisi të përdorte fustane dhe bluza të gjera, të pazakonta për shijet e saj.
Ndonëse aktorja nuk ka dhënë asnjë koment mbi shtatzaninë e përfolur, burime pranë saj thanë se në fakt ajo është lajmëruar se është në pritje të një vajze.
Një “mike e saj” tha për shtypin amerikan se “Megan ka ndihmuar Brian (bashkëshortin) në rritjen e djalit të tij 10-vjeçar dhe tani ajo dëshiron që të jetë vetë një nënë”.
Top Channel