Hetimet, Bonucci s’rrezikon kombëtaren

31/05/2012 00:00

Mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane të futbollit, Leonardo Bonucci është një ndër emrat që dyshohet si i përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve në sezonin 2009-2010 dhe 2010-2011.

Autoritetet italiane vazhdojnë punën për zbardhjen e gjithë skemës. Emri i Bonucci-t ka dalë nga ish-lojtari i Barit, Andrea Masiello dhe ai dyshohet se ka ndikuar në trukimin e takimit Udinese-Bari. Por pavarësisht kësaj, Bonucci është i grumbulluar me kombëtaren në ndeshjen miqësore kundër Rusisë që do të luhet në Zvicër dhe në finalet e Euro2012, ndryshe nga Criscito i cili u përjashtua nga “Axurrët”.

Vetë tekniku i kombëtares italiane, Prandelli ka mbrojtur vendimin e tij dhe të federatës për mbajtjen e Bonucci-t, pasi sipas tij, Bonucci hetohet në gjendje të lirë dhe ndaj tij nuk ka ende një akuzë të ngritur zyrtarisht.

Bonucci dyshohet se ka kryer veprën penale të pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim mashtrimi sportiv.  E njëjta vepër penale rëndon edhe ndaj të akuzuarve zyrtarisht deri më tani e ndaj të dyshuarve të tjerë, përfshirë këtu trajnerin e Juventusit, Antonia Conte.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta