“Zbutja” e Christian Bale

31/05/2012 17:55

Është bërë i famshëm për rolet e tij në filma si ‘American Psycho’ apo ‘Batman’ dhe të shohësh Christian Bale duke interpretuar në një film romantik është paksa e çuditshme për fansat.

38-vjeçari është në sheshxhirimin e filmit ‘Knight of Cups’ në Malibu së bashku me Natalie Portman, e cila në film do të interpretojë vajzën me të cilën Bale ka rënë në dashuri.

Ende nuk dihet shumë për filmin, por sipas IMDB.com tregohet historia e një burri në kërkim të “dashurisë dhe së vërtetës”.

Edhe Kate Blanchet do të jetë pjesë e kastit të aktorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA