Will Smith: Jam një burrë me fat

30/05/2012 19:45

Will Smith kohët e fundit është përballur me zërat në mediat rozë se martesa e tij me Jada Pinkett është në krizë dhe se çifti do të divorcohet së shpejti.

Por në një nga intervistat e tij të fundit për revistën ‘People’, aktori protagonist i sagës ‘Men In Black’ theksoi se suksesi i martesës së tij 15-vjeçare është respekti dhe admirimi reciprok që ai dhe bashkëshortja kanë për njëri-tjetrin.

Gjithashtu Smith tregoi se gjithmonë është habitur nga aftësia e Pinkett për të ruajtur qetësinë në situatat më stresante.

“Jam shumë me fat që kam në krah një person si ajo. Është një femër, një bashkëshorte dhe një nënë e mrekullueshme”, deklaron Smith.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA