Roland Garros, të mëdhenjtë kalojnë pa probleme

30/05/2012 20:05

Numri 1 i botës Novak Djokovic dhe kampioni i vitit 2009, Roger Federer, kanë kaluar për në raundin tjetër në turneun francez Roland Garros edhe pse tenistit zviceran i janë dashur katër sete për të mundur rumunin Adrian Ungur.

Një ndeshje që ka zgjatur dy orë dhe përfundoi me rezultatin 6-3, 6-2, 6-7 dhe 6-3.

Ndërkohë Djokovic mundi tenistin slloven Blaz Kavciuc me tre sete me rezultatin 6-0, 6-4 dhe 6-4.

Në këtë ditë të tretë, numri 1 i botës së tenisit për femra, Viktoria Azarenka, ka qenë dominuese në përballjen me tenisten gjerman Pfizenmaier, të cilën e mundi me dy sete me rezultatin 6-1 dhe 6-1.

Kundërshtarja e radhës për fituesen e Australian Open do të jetë kanadezja Aleksandra Vozniak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA