Pushimet rindezin pasionin mes Hamilton-Scherzinger

30/05/2012 18:20

Piloti i Formulës 1, Lewis Hamilton dhe këngëtarja Nicole Scherzinger duket se kanë lënë pas kohët e vështira, ndërsa u dukën thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin, gjatë disa ditë pushimesh që po kalojnë në Itali.

Pas katër vitesh lidhje, çifti vendosi të ndahej në tetor 2011, por disa muaj distancë bënë që të zbuteshin mosdakordësitë dhe tashmë të kanë nisur edhe një herë historinë e tyre nga fillimi.

Nga bregdeti italian, 33-vjeçarja, ish-liderja e “Pussycat Dolls”, tregoi një formë të admirueshme me bikini, ndërsa Hamilton dukej vazhdimisht i tërhequr pas partneres së tij, duke mos mundur të shkëpuste duart prej saj.

Përveç qëndrimit në pishinë, të dy u panë duke shijuar një darkë romantike në hotel, mbrëmjen e së martës, përpara se të argëtoheshin në lokalet e natës.

Zërat për një ribashkim të Hamilton dhe Scherzinger nisën të qarkullojnë që në shkurt të 2012-s, pasi të dy u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por janë këto pushime së bashku ato që konfirmojnë përfundimisht rindezjen e ndienjave mes tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA