Presidenti amerikan, Barack Obama nderoi me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, medalja më e lartë për civilët që lëshohet nga Shtëpia e Bardhë, këngëtarin legjendar amerikan, Bob Dylan.
“Nuk ka këngëtar më të madh në historinë e muzikës amerikane”, deklaroi presidenti amerikan gjatë dorëzimit të medaljes për këngëtarin dhe kompozitorin me famë botërore.
Presidenti Obama njihet si një fan i këngëtarit 71-vjeçar dhe që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2008, disa herë në daljet publike është kujdesur të deklarojë se në iPod-in e tij, ka pjesën më të madhe të këngëve të Bob Dylan (Robert Allen Zimmerman)
“Është kënaqësi të nderosh figura që janë orakuj të ditëve tona”, deklaroi presidenti Obama.
Top Channel