Jurgen Klinsman dhe Mano Menezes janë dy trajnerët e rinj që po përpiqen të ndryshojnë dhe të përgatisin përfaqësueset që drejtojnë për botërorin e radhës.
Klinsman si trajneri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se Brazili nuk do të synojë vetëm të fitojë trofeun në këtë kampionat që zhvillohet në shtëpinë e tyre, por do të kërkojë që të zhvillojë edhe lojën e tij spektakolare.
“Sigurisht që futbolli ka ndryshuar dhe askush nuk ka ndërmend të mbetet prapa me ritmin. Aktualisht shembulli që përpiqen të ndjekin të gjithë është Spanja”, deklaroi tekniku gjerman.
Menezes ndërkohë përpiqet që t’i rikthejë sulmin e frikshëm përfaqësueses braziliane, ndërkohë që pretendon të përforcojë dukshëm edhe mbrojtjen. Klisman e sheh si shumë të vështirë përballjen e tyre me Brazilin, megjithatë e konsideron si një miqësore mjaft të rëndësishme pavarësisht nivelit të lartë të kundërshtarit.
Miqësorja mes Brazilit dhe SHBA-së do të zhvillohet në orën 2 e 05 të mëngjesit të së enjtes.
Top Channel