Ish-portieri i Napolit: Si tentova të fiksoja ndeshjen

30/05/2012 19:25

Ndërsa skandali i basteve dhe trukimit të ndeshjeve në Itali thellohet, vjen edhe rrëfimi i ish-portierit të Napolit, Matteo Gianello, që tregoi të mërkurën në Prokurorinë Italiane se si tentoi të fiksonte një ndeshje të ish-skuadrës së tij në maj 2010.

Konkretisht, bëhet fjala për ndeshjen e fundit të sezonit 2009-2010, e luajtur në 16 maj 2010 dhe e fituar nga Sampdoria me rezultatin 1-0.

Pas pesë orë të lodhshme hetimesh, portieri i tërhequr nga futbolli në vitin 2011, pranoi se ishte vendosur në kontakt nga rrjete mafioze dhe kishte tentuar të bëhej ndërmjetësi në skuadër.

“Më ofruan një shumë parash të rëndësishme dhe shpërblim për shokët e skuadrës që do të aderonin në plan. Iu drejtova Paolo Cannavaros dhe Gravës, e akujt tjetër. Unë do të isha portier në atë ndeshje dhe nëse edhe qendërmbrojtësi e mesfushori shkatërrues do të pranonin, fiksimi ishte shumë i thjeshtë. Megjithatë, ata më thanë një jo kategorike dhe një përgjigje aspak miqësore, prandaj ajo tentativë u mbyll aty”, pranoi Gianello gjatë rrëfimit.

Portieri i dytë i Napolit për shtatë sezone, 36-vjeçari pranoi se kishte menduar të përfitonte një shumë parash në fund të sezonit, në një ndeshje të parëndësishme në objektivat e secilës skuadër.

Ndërkohë, nga hetimet e autoritetete italiane, ka dalë në dritë fakti se shuma të mëdha të dyshimta për ndeshjet e Serisë A kanë nisur të vendosen në masë që nga sezoni 2009-10.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA