Zoe Saldana në kastin e “Machete Kills”

29/05/2012 00:00

Regjisori Robert Rodriguez ka qenë i zënë për organizimin e një skuadre
aktoresh që do të interpretojnë në filmin e tij të ri “Machete Kills”
(Hanxhari Vrasës).

Nga mediat amerikane të showbizit mësohet se Zoe Saldana është aktorja e fundit që i është bashkuar kastit, ku bëjnë pjesë edhe Jessica Alba, Sofia Vergara, Amber Heard dhe Michelle Rodriguez.

Pavarësisht pranisë së femrave, të tëra me origjinë hispanike, në film nuk do të mungojë edhe protagonisti i episodit të parë “Machete”, Danny Trejo, i cili ndihet mjaft i entuziazmuar.

“Ky film do të jetë më i lartë se i pari. Do kemi në grup Sofia Vergara, që është një yll, Jessica Alba, Michelle Rodriguez dhe Zoe Saldana. Dhe e gjeni dot? Unë do t’i puth të gjitha”, thotë Trejo.

Në “Machete Kills”, Trejo do të punësohet nga qeveria amerikane për të depërtuar në Meksikën e trazuar për të ndaluar një trafikant armësh që ka në plan të lançojë një armë të sofistikuar në hapësirë. “Ky është dhe elementi kryesor i këtij filmi”, thotë më tej Trejo.

“Machete Kills” nuk ka ende një datë të saktë se kur do të dalë në kinema, por zëra të pakonfirmuar flasin për në gjysmën e parë të vitit 2013. Një tjetër risi është se në të mund të jetë edhe Mel Gibson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA