Victoria Beckham është shprehur në një intervistë për revistën ‘Interview’ se nuk ka pasur talent në muzikë edhe pse u bë e famshme në vitet ’90 si një pjesëtare e grupit muzikor Spice Girls.
“Nuk mendoj se kam qenë e talentuar për muzikë. Ne të pesta kemi punuar shumë në atë kohë, por nuk mund të them që unë kam qenë e talentuar në këtë fushë”, theksoi bashkëshortja e futbollistit anglez David Beckham.
38-vjeçarja foli edhe për “fiksimin” e saj për të dalë në foto me një pamje të trishtuar duke deklaruar se në të vërtetë ajo është një femër shumë e lumtur.
“E di që kam krijuar një imazh të vetes krejt të ndryshëm nga ajo që jam. Jam e lumtur dhe nuk mërzitem kur dëgjoj e lexoj komente të ndryshme sipas të cilave unë dukem e mjerë”, deklaroi nëna e katër fëmijëve.
Më tej, Vic shtoi: “Ndonjëherë kur shikoj fotot e mia edhe unë mendoj të njëjtën gjë si shumica e njerëzve.”
Top Channel