Pushimet e Fergie
29/05/2012 16:55
Fergie ka marrë një periudhë pushimi nga karriera e saj muzikore dhe po kalon disa ditë pushimi në Meksikë.
Këngëtarja e grupit Black Eyed Peas postoi në Twitter një foto ku ka pozuar në plazh duke treguar një formë trupore të admirueshme.
37-vjeçarja ndodhet në Meksikë së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Josh Duhamel, me të cilin ka 3 vjet e martuar.
Disa kohë më parë Fergie u shpreh në një emision televiziv: “Muzikën e kam në gjak, por tetë vite radhazi duke fjetur në hotele, në vende të ndryshme të botës… është e lodhshme. Më duhet pak pushim.”
Top Channel