Pattinson: Nuk do të jem në “Catching Fire”

29/05/2012 00:00

“Catching Fire”, vazhdimi i “The Hunger Games”, ka gjasa të jetë një
tjetër histori suksesi në kinematë amerikane, por do të jetë pa
mbështetjen e disa prej aktorëve më të preferuar të momentit.

Kjo, pasi aktori anglez Robert Pattinson ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike zërat për një interpretim të tij në vazhdimin e episodit të parë, të bazuar në librin e Suzanne Collins.

Ylli i “Cosmopolis” ishte zgjedhur nga shtëpia kinematografike Lionsgate për rolin e Finnick Odair, por vetë Pattz e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk i është bërë asnjë ofertë.

“Isha kurioz për një moment dhe i telefonova agjentit tim. ‘Jo, askush nuk do të ta ofrojë këtë rol’, më tha ai. ‘Faleminderit që më sigurove’, i thash unë”, ka sqaruar ish-vampiri i “Twilight”.

Tani që saga e bazuar në librin e Stephenie Meyer po arrin në finish, aktori anglez ka shprehur dëshirën për t’u angazhuar në role të tjera, siç është dhe roli i financierit në filmin e David Cronenberg.

Gjithashtu, ai ka pranuar një ofertë për të interpretuar rolin e një ushtari amerikan që ndoqi Saddam Hussein në Irak, në filmin me titull “Mission: Blacklist”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA