Luisana Lopilato konsiderohet një nga femrat më të bukura në botë dhe nëse do i hedhim një sy setit fotografik që modelja argjentinase ka bërë në Londër për firmën ‘Ultimo’ do kuptojmë që këngëtari Michael Buble është shumë me fat që e ka për grua.

Buble u martua në prill të vitit 2011 me 24-vjeçaren e cila është bërë e famshme fillimisht në një serial argjentinas me titull ‘Chiquitas’ e më pas ka fituar shumë çmime si aktore në vendlindje.

Në versionin spanjoll të revistës ‘FHM’ Lopilato është pjesë e 100 femrave më seksi të botës në tre vitet e fundit.

Top Channel