EURO 2012, Anglia përcakton numrat e fanellave

29/05/2012 17:45

Anglia ka konfirmuar të martën numrat e fanellave që lojtarët e kombëtares së “Tre Luanëve” do të mbajnë në EURO 2012.

Andy Carroll dhe Wayne Rooney do të mbajnë respektivisht 9-n dhe 10-n, dy numrat më të lakmuar nga çdo futbollist në botë.

Roy Hodgson, i cili zëvendësoi në krye të pankinës së Anglisë italianin Fabio Capello, publikoi një listë ku mungojnë për dëmtim vetëm mesfushori Gareth Barry dhe portieri John Ruddy.

Portieri i Birmingham Jack Butland do të zëvendësojë si portier i tretë Ruddy-n, ndërsa mbrojtësi i Everton, Phil Jagielka do të zëvendësojë Barry-n.

Më 2 qershor Anglia do të luajë miqësoren e fundit ndaj Belgjikës e më pas do të nisë kampionatin europian më 11 qershor ndaj Francës. Ndeshjet e tjera të grupit do t’i luajë më 15 qershor ndaj Suedisë dhe 19 qershor ndaj Ukrainës.

Ja numrat e futbollistëve të Anglisë për EURO 2012:

1 Joe Hart
2 Glen Johnson
3 Ashley Cole
4 Steven Gerrard
5 Gary Cahill
6 John Terry
7 Theo Walcott
8 Frank Lampard
9 Andy Carroll
10 Wayne Rooney
11 Ashley Young
12 Leighton Baines
13 Rob Green
14 Phil Jones
15 Joleon Lescott
16 James Milner
17 Scott Parker
18 Phil Jagielka
19 Stewart Downing
20 Alex Oxlade-Chamberlain
21 Jermain Defoe
22 Danny Welbeck
23 Jack Butland

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA