Dalin fotot e para të “Django Unchained”

29/05/2012 00:00

Janë publikuar fotot e para të filmit “Django Unchained”, ku
interpretojnë aktorët Leonardo di Caprio, Jamie Foxx dhe Christoph
Waltz, që tregon jetën në periudhën Western.

Në foto bien në sy fytyrat e ashpra të personazheve, si ato të Foxx dhe Waltz, i cili tregon edhe anën më të keqe të tij.

Në këtë film Foxx interpreton skllavin Django që rebelohet duke bërë një aleancë me një dentist të kthyer në gjuetar shpërblimesh, doktor King Shcultz, teksa përpiqet të shpëtojë bashkëshorten e tij nga kthetrat e pronarit të një plantacioni, Calvin Candie, që luhet nga Di Caprio.

Zërat e fundit nga sheshi i xhirimit flasin për publikimin së shpejti të trajlerit të filmit, por deri atëherë fansat duhet të kënaqen vetëm me fotot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA