Cynthia Nixon martohet me të fejuarën e saj

29/05/2012 00:00

Pas tetë vitesh lidhjeje dhe tre fejesash zyrtare, Cynthia Nixon, e
njohur si Miranda kuqalashe e  “Sex and the City”, është martuar me të
fejuarën e saj, Christine Marinoni.

Ceremonia është zhvilluar në Nju Jork. Çifti kishte premtuar se nuk do të kishin vënë kurorë, derisa martesat brenda të njëjtit seks të ishin njohur ligjërisht në shtetin e tyre.

Kështu,  një vit pas firmosje së dekretit nga guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, Cynthia ka vendosur të veshë një fustan nusërie të realizuar enkas për të nga stilistja Carolina Herrera.

Çifti ka një djalë, Max Ellington, i lindur nga Marinoni shkurtin e vitit të kaluar, falë metodave të farëzimit artificial, ndërkohë që Cynthia-Miranda ka edhe dy fëmijë nga marrëdhënia e saj e mëparshme me fotografin Danny Mozes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA