Tafaj raporton për “Kristal”

28/05/2012 00:00

Pas skandalit, të shitjes së diplomave nga Universiteti Kristal,
ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka pranuar para Komisionit te Arsimit
dhe Medias, se sistemi arsimor privat nuk eshte i imunizuar ende dhe ka
nje rruge te gjate perpara.

Universiteti Kristal eshte ende ne hetim dhe nga kontrolli i ushtruar me pare nga ekspertet e arsimit mbi te, nuk ka pasur asnjehere vleresim maksimal, tha ministri i Arsimit.

“Sistemi nuk është imunizuar. Ajo që ne kemi në dorë është dixhitalizimi i plotë i tij, fuqizimi i strukturave mbikëqyrëse deri në auditorë dhe fuqizimi i Agjencisë së Akreditimit. Ne kemi të dhënat për studentët e huaj, që institucionet e arsimit të lartë e kanë detyrim që për çdo student dhe për cdo mësimdhënës, për cdo pedagog që ftojnë nga jashtë duhet të informojnë dhe duhet të marrin leje qëndrimi në rastin e studentëve në strukturat përkatëse të Ministrisë së Brendshme. A ka implikime të stafit pedagogjik në rastin e Kristalit? Sigurisht kjo është një çështje që po hetohet edhe nga strukturat e tjera, stafi pedagogjik, pedagogët janë njerëzit që zhvillojnë leksionet, seminaret, provimet dhe evidentojnë dhe vlerësojnë studentët”, tha Tafaj.

“Një problem që fillon që me licensime, që për hir të së vërtetës ka patur licensime klienteliste dhe licensime që nuk kanë plotësuar standardet. Nëqoftesë nuk plotësohen kriteret, le të ndalohen licensat. Këtu është bërë kontroll por nuk janë identifikuar edhe rastet e diplomave false dhe nuk kemi gjetur. Çështja e akreditimit mbetet një problem,”, tha kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj.

Pas fjales se ministrit te Arsimit, deputetet e opozites kane bere nje sere pyetjesh, lidhur me akreditimin e universiteteve, skandalin e Universitetit Kristal, por edhe gjendjen e universiteteve te tjera private. Ministri i Arsimit tha se ne vend ka vetem tre shkolla te larta private qe kane titullin universitet, ndersa 44 te tjeret jane vetem institucione te arsimit te larte.

Kryetarja e Komisionit Velentina Leskaj ka vene ne dukje se vetem ne vitin 2010 jane dhene 12 licenca per arsimin e larte, dhe shume universitete shperndajne diploma dhe bejne reklama si universitet edhe pse nuk e kane kete status.

Por ne Shqiperi vete Agjencia e Akreditimit, duhet te akreditohet nga nje institucion nderkombetar. Ne perberjen e kesaj agjencie, sipas ministrit Tafaj, ka edhe eksperte te huaj te cilet pas disa muajsh duhet te japin nje raport per akreditimin e saj.

Top Channel